Lokale - eSIMy

Dje, Gjykata Speciale ka dhënë vendim dënues ndaj ish krerëve të UÇK’së.

Lidhur me këtë në Kosova Live, ka folur avokati Skënder Musa, duke thënë se edhe nëse shfuqizohet gjykata speciale, ish-krerët nuk lirohen direkt.

‘’Jo. Nëse ndryshohet amendamenti kushtetues që i bartë kompetencat te sistemit juridik të Kosovës në Dhomat e Specializuara, vendimi duhet të apelohet në gjykatën e apelit të Kosovës, dhe, këto kompetenca të kësaj gjykate, duhet të barten në institucionet vendore. Nuk zhbëhet vendimi që është marrë nga një institucion legal, ky institucion tash për tash është legal, është pjesë e sistemit juridik të Kosovës’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.