Lokale - eSIMy

Të shtunën në mbrëmje disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Në raportin e Policisë së Kosovës, shkruan se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, me ç’rast i kanë vjedhur para në shumë prej dhjetë mijë eurosh si dhe 14 mijë euro vlerë ari.

Pas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti tani është duke u hetuar.