Rreth 15 mijë euro ka qenë vlera e dëmit të një vjedhjeje e cila ka ndodhur  në mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Sfeqël të Podujevës, njofton Llapi.info.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga ky fshat ka lajmëruar rastin se disa persona të dyshuar me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedh katër kompjuter dhe disa pajisje tjera dyshohet me vlerë rreth 15.000 euro.

Në vend ngjarje kanë dal njësit përkatëse ./Llapi.info