Treva e Llapit, historikisht ka qenë në harmoni familjare dhe bashkëjetesë në familje të mëdha.

Dashuria dhe respekti ndaj gjyshërve vazhdon të jetë veçori e llapjanëve në shumicën e familjeve.

Një e tillë është bërë virale kohëve të fundit.

Djali i saj dhe nipi që jetojnë jashtë vendit, kanë vendosur t’ia bëjnë surprizë kësaj gruaje, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përveç ëmbëlsirës dhe gjërave tjera që e shoqëruan këtë befasi, letra e shkruar nga djali dhe nipi e emocionoi jashtëzakonisht shumë këtë grua nga Podujeva.