Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:230 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.