Lokale - eSIMy

Një 30 vjeçar ka bërë vetëvrasje në fshatin Gllamnik të Podujevës, transmeton Llapi.info

Familjarët e viktimës thuhet se e kanë gjetur atë të varur në një shtëpi.

Sipas policisë rasti në fjalë thuhet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një incident në fsh.Gllamnik-Podujevë . Njësit relevante stacionit policor Podujevë , gjithashtu edhe ekipi mjekësore/emergjenca kanë dalur në vend ngjarje. Me të arritur në lokacion, kanë vërejtur një person i cili dyshohej se ishte pa shenja jete. Në ndërkohë Ekipi mjekësore, ka konstatuar se personi ishte pa shenja jete. Viktima është i gjinisë mashkullore rreth moshës 30 vjeç”, ka thënë Bekim Bislimi nga Zyra për Informim e Policisë në Rajonin e Podujevës./Llapi.info