Një aksident në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:55 në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një grua të moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se shoferi i moshës 22-vjeçare ka goditur me veturën e tij 77-vjeçaren e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo është transferuar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje.