Lokale - eSIMy

Sot është hapur xhamia e re në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku me këtë rast është falur edhe namazi i drekës, i udhëhequr nga imami i emëruar zyrtarisht nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, mr. Eset Qerimi.

Hoxhë Eset Qerimi është përzgjedhur imam i kësaj xhamie përmes një konkursi publik, në të cilin mori shumicën e votave në procesin e përzgjedhjes. Emërimi i tij gëzoi gjithashtu përkrahjen dhe mirëpritjen e banorëve të lagjes ku është ndërtuar xhamia, si dhe të banorëve të rrethinës.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë i uron të gjithë banorët për xhaminë e re, duke e konsideruar atë një pasuri të çmuar për jetën fetare dhe shoqërore të kësaj zone.

Këshilli i Bashkësisë Islame – Podujevë

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

N J O F T I M

Hapet xhamia e re në rrugën “Xhemajl Mustafa”, Podujevë

Sot u bë hapja e xhamisë së re në rrugën “Xhemajl Mustafa”, me ç’rast u fal edhe namazi i drekës, i udhëhequr nga imami i emëruar zyrtarisht nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, mr. Eset Qerimi.

Hoxhë Eset Qerimi është përzgjedhur imam i kësaj xhamie përmes një konkursi publik, në të cilin mori shumicën e votave në procesin e përzgjedhjes. Emërimi i tij gëzoi gjithashtu përkrahjen dhe mirëpritjen e banorëve të lagjes ku është ndërtuar xhamia, si dhe të banorëve të rrethinës.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë i uron të gjithë banorët për xhaminë e re, duke e konsideruar atë një pasuri të çmuar për jetën fetare dhe shoqërore të kësaj zone.

Lusim Allahun e Madhëruar që këtë xhami ta bëjë vatër të përhershme të adhurimit, të dijes, të edukimit dhe të bashkimit; vend ku kultivohet besimi, forcohen lidhjet ndërmjet njerëzve dhe përcillet fryma e atdhedashurisë.

Allahu e bëftë të begatë këtë xhami dhe i shpërbleftë me të mira të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e saj!

Këshilli i Bashkësisë Islame – Podujevë