Ndonëse nuk ka arritur të dalë e para në zgjedhjet lokale, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Ajet Potera ka shënuar rritje në komunën e Podujevës për 1.075 vota, shkruan Llapi.info.
Sipas statistikave zyrtare nga KQZ, Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore në Podujevë pati marrë 10501 vota, ndërsa në zgjedhjet lokale ka marrë 11.576.
Kjo rritjë është bërë pas kandidimit të Poterës për kryetar të Podujevës.
Kujtojmë se Potera i VV-së, pas 18 vjet qeverisje nga LDK-ja në Podujevë, ka arritur që ta qoj në balotazh partinë e cila njihet që Podujevën ka bastion./Llapi.info/