Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur i bindur që nuk do të ketë eskalim të protestës së sotme që do të mbahet në Prishtinë e që është organizuar nga kjo parti.

Arsyeja e protestës së thirru nga LVV kundërshtimi i idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkupton edhe shkëmbim territoresh.

“Ne mund të garantojmë që protesta do të jetë e qetë dhe paqësore dhe bëjmë thirrje vazhdimisht që kjo të jetë kështu. Unë jam i bindur që protesta e 29 shtatorit do të jetë paqësore. Nëse 30 protesta i ka organizu, 20 kanë qenë të qeta. Të gjitha ato që nuk kanë qenë të qeta kanë qenë me njëfarë skenari. Çdo protestë e Vetëvendosjes bëhet brenda skenarit të Vetëvendosjes. Neve na duhet vetëm një gjë, ti tregojmë para botës se jemi shumë dhe nuk jemi me idenë e presidentit”, tha Konjufca.