Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar 13 gjetjet bazë, që sipas saj, rezultuan me shkarkimin e Bordit të KEK-ut.

Përmes një postimi në Facebook, VV-ja thotë se janë bërë edhe shkelje në punësim.

VV-ja thotë se gjetjet kryesore lidhen me bonuset në kundërshtim me vendimin e ministrit, shpenzimet e paplanifikuara, shkeljet në punësim, keqmenanxhimi i pronës dhe shkelje të tjera.

Më poshtë i gjeni shkeljet sipas VV-së:

1.Bonuset në kundërshtim me vendimin e Ministrit: Më 2017, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar dhënien e bonuseve për bordet e ndërmarrjeve publike. Por bordi i KEK-ut ka vendosur t’i ndajë vetes bonuse. Për më tepër, në vitin 2019 ka përcaktuar kriteret për t’ia vlerësuar vetes punën që ka bërë më 2018. Vendimet e bordit pra janë jo vetëm të paligjshme, por të turpshme.

2.Shpenzime të paplanifikuara, problemet në prokurim: Në vazhdimësi ka probleme me tenderët. Një nga shembujt më të fundit është kontrata mbi 1 milionëshe e skanimit: Në dhjetor të vitit të kaluar, KEK-u ka lidhur kontratë me vlerë mbi 1 milion euro për të digjitalizuar dokumente. Kontrata s’ka qenë fare e paraparë në planin e biznesit.

3.Shkeljet në punësim.

4.Nepotizmi: Listat e të punësuarve në ndërmarrje dëftojnë për parregullsi dhe nepo­ti­zëm në procedura të rekrutimit. Anëtarët e bordit kanë arritur të punësojnë të afër­mit e tyre në pozita të rën­dë­sishme në menaxhment.

5.Dyfishimi i pozitave: Për të mundësuar punësime të reja, ndërmarrja ka dy­fi­shuar pozitat dhe një­sitë administrative pa arsye e pa ecuri të ligjshme. Janë emë­ruar pa konkurs zyrtarë në sa e sa pozita të rëndësishme.

6.Emërimet e gradime të parregullta: P.sh., është emëruar zyrtari i auditi­mit të brend­shëm pa qenë fare kontabilist i certifikuar, siç kërkohet me ligj.

7.Punësimi i pensionistëve: KEK-u ka punësuar kundërligjshëm persona mbi moshën 65-vjeçare të pen­si­o­nimit dhe i ka mbajtur në punë për vite të tëra. Rrje­dhimisht, ka shkaktuar dëm që kalon vlerën 270 mijë euro. Bordi nuk ka ndër­marrë veprime konform ligjit për të trajtuar këtë çështje.

8.Diskriminimi në paga: Struktura e pagave është përpiluar sipas perso­nave, jo pozitave. Ka punonjës që paguhen dyfish sa eprori.

9.Keqpërdorimet me pagat jubilare: Ndërmarrja nuk u ka paguar puno­njës­ve të vet pagat jubilare që u takojnë, duke shkaktuar konteste të kush­tuesh­me në gjy­kata. Por në prag të zgjedh­je­ve, ndërmarrja u ka dhënë pagë jubi­la­re puno­njës­ve që nuk kanë pasur këtë të drejtë, dhe kështu ka shkak­tuar padi për diskriminim dhe shpenzime shtesë të pro­cedurave gjyqësore.

10.Keqmenaxhimi i pronës dhe shkelje të tjera.

11.Vonesat në shpronësime: Shkaku i mosveprimit dhe mosbashkëpunimit me komunën, ndërmarrja shpronëson ngastra pasi ato të jenë mbushur me ndërtesa spekulative, që s’kanë qëllim tjetër pos të përfitojnë nga kompen­simi për shpro­nësim. Kostoja e shpronësimit në dy projekte të fundit, për sipër­faqe prej rreth 170 hektarësh, pritet të tejkalojë 50 milionë euro.

12.Rreziku nga kërkesat ligjore: KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kër­kesa ligjore, si pasojë e keq­me­naxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbit­ra­zhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një ope­ra­tor privat i ka KEK-ut nga viti 2013.

13.Keqmenaxhimi i financave: Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 mili­onë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndë­sh­ki­me e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpër­filljes së rasteve prej për­fa­qësuesve të KEK-ut.

14.Shpenzime të tjera: Ndërmarrja ka blerë pa nevojë mbi 20 vetura, ka paguar për shërbime të kontraktuara pa procedura ligjore, dhe ka lidhur kontrata për shit­blerje të energjisë me operatorë që dyshohen të jenë rremë. Në fund, u janë dhënë bonuse menaxhmentit dhe auditorëve, si nxitje për të mos audituar menaxhmentin.

15.Aktakuza ndaj drejtorit: Në prill 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur akt­akuzë ndaj anëtarit të bordit të shkarkuar dhe disa zyrta­rë­ve të lartë të KEK-ut për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyr­tare në lidhje me pro­nën e ndër­marrjes. Dëmi i shkaktuar sipas aktakuzës është rreth 12 milionë euro.

Image