Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci.
“Vitet kalojnë, por kujtimin për dëshmorët e kombit koha nuk mund ta zbehë. I tillë është dhe do të mbetet gjithmonë kujtimi dhe nderimi për heroin e lirisë, Ilir Konushevcin”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Sot gjatë ditës është mbajtur një Akademi Përkujtimore me rastin e 21 vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.