Kreu i PDK-së, Kadri Veseli sonte në një intervistë për Reporterin ka thënë se partia e tij nuk e ka ndërmend që të jetë pjesë as e VV-së e as LDK-së, kur u pyet për ndonjë koalicion të ardhshëm.
Sipas tij, këto dy parti kanë sjellë kriza në vend, sidomos në kohë pandemie.
‘’Këto kriza të shkaktura, të VV dhe LDK gara të përfitimit electoral dhe partiak. Papërgjejgësi totale kombëtare, ky kapitullim para Serbisë. Ky amaterizëm në politikë i një kryeministri. Me teste për COVID-19. Një turp, një marrëzi. Imporvizimet që po i krijojnë tani në situate aktuale, janë dëmtuese. Nuk e kemi ndërmend të jemi pjesë e asnjërës prej tyre. Edhe pse nuk kemi vija të kuqe për askënd. Nuk mundet askush me luajt me PDK’në, ajo që i ka vu themelet këtij shteti’’, ka deklaruar Veseli.