Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm.
Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si shtet e kemi obligim të pashmangshëm që ta bëjmë
Postimi i plotë:
Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm. Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale.