Të reshurat e fundit të shiut dhe shkrirja e borës në qytetin e Podujevës, kanë bërë që pjesa dërrmuese e fshatrave të këtij qyteti të përmbyten nga uji, shkruan Llapi.info.

Përveç dëmeve në ekonomitë familjare e bujqësore, vërshimet, probleme kanë shkaktuar edhe në qarkullimin rrugor, ku në një rast rruga edhe është mbyllur tërësisht nga rrëshqitja e dheut.

Fshati Letanc, Llapashticë, Sfeqël, Batllavë, Gllamnik, Llapashticë e Epërme, Dumosh, Sallabajë si dhe lagjet “Tovërlani” e ajo e “Ashkalive” në qytet kanë qenë më të prekurat nga këto të vërshime.

Dëmet më të mëdha nga këto të reshura janë shkaktuar në fshatin Letanc ku uji ka depërtuar deri në shtëpitë e banorëve kurse, në disa rrugë, ka pasur vështirësi në qarkullim të këmbësorëve dhe automjeteve, për shkak të prezencës së ujit.

Përmbytja është kthyer në një problem shqetësues të vazhdueshëm,për këmbësorët ashtu dhe për drejtuesit e automjeteve në fshatrat tjera të lartcekura./Llapi.info

Fshati Letanc

Sfeqël

Gllamnik

Dumosh

Batllavë

Sallabajë

Qytet

Orllan- Ballaban