Kamera e policit që e mbante në trup ka incizuar momentin e shpëtimit në çastet e fundit të një gruaje, e cila ishte ngujuar në veturën e saj, të rrëmbyer nga ujërat e rrëmbyshme në Arizonat të Shteteve të Bashkuara.

Sipas BBC-së, ngjarja ka ndodhur të enjten.

Sue Teder i kishte telefonuar Policisë për ndihmë dhe i kishte treguar se gjendej në veturë, në mes të ujit.

Në momentin kur e gjetën ekipet e shpëtimit, uji e kishte shtyrë veturën dhe rrezikonte të largohej edhe më tej dhe të mbushej me ujë.

Momentet dramatike mund t’i shikoni më poshtë: