Ekipet e shpëtimit rifilluan të hënën kërkimet për një çift që janë raportuar të zhdukur pasi u kapën nga moti ekstrem që goditi Italinë jugore në fundjavë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti i martuar, një burrë 67-vjeçar dhe një grua 54-vjeçare, dolën nga makina e tyre Ford Fiesta të dielën kur balta dhe ujërat e përmbytjes përmbytën qytetin Scordia, pranë Catania, dhe ata mund të jenë “fshirë”, tha një dëshmitar okular.

Dëshmitari okular ishte një shofer i cili u shpëtua nga zjarrfikësit pasi u bllokua në makinën e tij nga uji dhe balta.

Sicilia, Kalabria, Bazilikata dhe Pulia mbetën në alarm të hënën për shkak të motit ekstrem, i cili bëri që lumenjtë të dilnin nga shtrati në provincat e Trapani dhe Catania të dielën, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që vazhduan të përplasnin jugun.

Kryetari i bashkisë së Katanias, Salvo Pogliese ka mbyllur shkollat, parqet dhe varrezat e qytetit të hënën.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga aktiviteti njerëzor po i bën ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe akoma më intensive