Besimtarët e fesë Islame nga fshati Konushec i Podujevës, brenda një kohe të shkurtër do të mund ta praktikojnë fenë e tyre në objektin e xhamisë së re. Kjo pasi që, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari dhe ai i Podujevës, Agim Veliu kanë vendosur sot gurthemelin e Xhamisë në këtë fshat, njofton Llapi.info.

Për vendosjen e gurthemelit të kësaj xhamie ka bërë të ditur vetë Veliu përmes rrjetit social Facebook i cili ka shkruar se “Komuna e Podujevës vazhdon të jetë e përkushtuar në përkrahjen e çdo nisme të mirë, e cila vjen nga KBI në Podujevë.”/Llapi.info