Shumë shpejt edhe 30 familje dëshmorësh të komunës së Podujevës do të bëhen me shtëpi. Kjo pasiqë sot është bërë vendosja e gurthemelit të 30 shtëpive të reja në këtë lagje.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Agim Veliu përmes rrjetit social Facebook ku ka shkruar se “nuk do të ndalemi derisa ta largojmë familjen e fundit nga banesat montazh.”

Sipas Veliut pas ndërtimit të gjitha shtëpive, do të rregullohet “infrastruktura rrugore, përfshirë edhe ndriçimin publik, në mënyrë që kjo lagje ta merr pamjen e një vendbanimi bashkëkohorë.”

Kujtojmë që ky projekt ka filluar në vitin 2013, pas nënshkrimit të një memorandumi ndërmjet MPMS-së dhe Komunës. Në bazë të këtij memorandumi, Komuna e Podujevës duhej të siguronte trojet dhe të ndërtonte infrastrukturën, ndërsa ndërtimin e shtëpive Ministria.