Janë vendosur dhjetëra shporta për mbeturina përreth liqenit të Batllavës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Podujevës, ndërkohë që ka apeluar tek qytetarët që ta ruajnë ambientin.
“Gjatë ditës së sotme janë vendosur dhjetëra shporta përreth liqenit të Batllaves, me qëllim të ruajtjes së mjedisit në këtë zonë. Në ditët në vijim do të bëhet vendosja e shportave të reja edhe te parku i pishave dhe në rrugët kryesore të qytetit. Komuna e Podujevës apelon te qytetarët për ruajtje të ambientit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, për pastrimin e këtij liqeni janë ndërmarrë aksione të shumta nga shoqëritë civile në bashkëpunim me qytetarët. Muajin e kaluar nga po ky liqen janë larguar rreth 400 thasë me mbeturina./Llapi.info
Largohen rreth 400 thasë me mbeturina nga liqeni i Batllavës






