Lokale - eSIMy

Një tjetër aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës është marrë nga organizata joqeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, raporton Llapi.info.

Këtij aksioni i janë përgjigjur rreth 50 banorë të fshatit Orllan, ku me këtë rast janë larguar 400 thasë me mbeturina.

“Aksionit të pastrimit iu bashkuan rreth 50 pjesëmarrës vullnetmirë, banor të fshatit Orllan, ndër ta edhe Drejtori i shkollës së fshatit. Aksioni i pastrimit është zhvilluar në zonat përreth Liqenit, gjegjësisht në hapësirat e gjelberta, po ashtu është bërë pastrimi edhe brenda liqenit, ku përmes përdorimit të barkave është mundësuar të realizohet pastrimi. Nga ky aksion janë mbledhur rreth 400 thasë me mbeturina, të cilat janë larguar nga hapësirat përreth Liqenit. SDK, në bashkëpunim me grupin e vullnetarëve, në vazhdimësi kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme që kanë kontribuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit, në veçanti të Liqenit “Batllava”. Meqenëse është një prej Liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm një numër i madhë i banorëve të Republikës së Kosovës, janë zhvilluar mjaft aktivitete edhe avokuese tek institucionet gjegjëse për mirëmbajtjen e përhershme të Liqenit Batllava”, thuhet në njoftimin e SDK-së.

“SDK, inkurajojnë të rinjtë dhe gjithë qytetarët, që të jenë çdo herë aktiv në iniciativa të tilla që ndikojnë në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të pastër, që rezulton për një të ardhme të shëndetshme. Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm” i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet tutje./Llapi.info

May be an image of tree and outdoors
May be an image of nature and body of water
May be an image of body of water
May be an image of lake
May be an image of 1 person, standing, tree and road
May be an image of 1 person, standing and mountain
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people sitting, people standing and outdoors
May be an image of standing, tree and outdoors