Përmes një njoftimi KEDS-i, ka bërë të ditur vendet që do të mbesin pa rrymë në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas tyre: Më 08.02.2018 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Podujeva 4 (Kodi: 14000004) prej orës 11:00 deri në ora 11:15 dhe prej orës 15:00 deri në ora 15:15.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, afër Hotel Besianës.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i largpërçuesit 10 kV.