Një rast i dhunës në familje është raportuar dhe po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e para hetimore lidhur me ngjarjen.
Sipas informacioneve fillestare, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, ku pas marrjes së informacionit policia ka intervistuar të dyja palët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, pas procedurave fillestare, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.






