Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se me datë 28 dhe 30 maj, do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
Më poshtë vendet që do të mbesin pa rrymë më 28 maj:
Punime në projekte investive
Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 09:00 deri në ora 10:00,
Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe Turuqicë.
Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve nga pranimi teknik.
Më poshtë vendet që do të mbesin pa rrymë më 30 maj:
Punime në projekte investive. Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) nga ora 09:00 deri 16:30.
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Realizimi i punimeve në linjën 10/20kV./Llapi.info