Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin sisa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

Njoftimi i KEDS-it:

Nga TS 35/10[kV] Besi do të ndërprehet:

LP 10[kV] Lluzhani (kodi: 10013011) nga ora 08:30 deri 11:30

Vendet: Lupçi i Poshtëm.

Arsyeja: Tokëzimi i disa konzollave të tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Batllava (kodi 14015001) nga ora 13:30 deri 16:30

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.

Arsyeja: Tokëzimi i disa konzollave të tensionit të mesëm.

21.05.2022

Punime nga palët e treta./Llapi.info