KEDS-i ka njoftuar sot për reduktime të rrymës që do të ketë më 14 korrik (e enjte), në disa zona të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, këto reduktime do zgjasin pesë orë, ndërkohë që të njëjtat do bëhen për siguri të sistemit.
“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.
Vendet: fshatrat: Siboc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info






