KEDS-i ka njoftuar sot për reduktime të rrymës që do të ketë më 16 korrik (e shtune), në disa zona të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, këto reduktime do zgjasin pesë orë, ndërkohë që të njëjtat do bëhen për siguri të sistemit.
“Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info






