Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka shprehur ngushëllimet e tij sot me rastin e lamtumirës së fundit të 20 vjeçarit nga Podujeva i cili pësoi aksident ditën e hënë në fshatin Sibovc, njofton Llapi.info.

Ai, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “Me dhembje dhe pikëllim të thellë, sot i dham lamtumirën e fundit Arzenit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.”

“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta në radhë të parë për familjen Salihu, të afërmit e saj dhe të gjithë qytetarët e Podujevës”, ka përfunduar shkrimin e tij Veliu.