Lokale - eSIMy

Kryetari Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur në takim kryeshefin e Agjensionit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë, Bedri Dragusha, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në fokus të takimit të sotëm të  Veliut dhe Dragushës ishte diskutimi për zbatimin e pakos së tretë të energjisë efiçente dhe mbështetjen që ofron Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe projekti për efiçencë i GIZ- it për këtë pako, e cila parasheh përkrahjen e nivelit komunal për ngritjen e sistemit për menaxhim të energjisë.

Veliu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve që avancojnë çështën e efiçencës së energjisë dhe premtoi përkushimin e Komunës së Podujevës në këtë drejtim.  Veliu gjithashtu theksoi se Komuna e Podujevës e ka të hartuar Planin Komunal për Efiçencë të Energjisë.

Në takimin, ku ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, përfaqësuesi i Projektit për efiçencë të energjisë në GIZ, Avni Sfishta dhe zyrtari i MZHE-së, Maliq Pireci, u diskutua edhe për ndërtimin e një softveri për menaxhimin e energjisë efiçente për Komunën e Podujevës.

Gjithashtu, gjatë takimit u theksua nevoja e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës, MZHE-së dhe GIZ- it.

Ndërsa, për ngritjen e sistemit komunal për menaxhimin e energjisë efiçente parashihet edhe caktimi i një zyrtari komunal për efiçencë të energjisë, si dhe një varg takimesh dhe trajnimesh për stafin përcjellës./Llapi.info