Në katër vjetorin e vdekjes së profesorit të Matematikës në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, Qefser Sadiku, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka bërë homazhe te varri i tij, njofton Llapi.info.

Veliu në rrjetin social Facebook ka shkruar se edhe pas katër vitesh së shkuarjes së tij të hershme në amshim, dhembja për të vazhdon të jetë po aq e madhe./Llapi.info

Postimi i plotë i Veliut:

Dhembja për profesorin Qefser Sadiku, edhe 4 vite pas shkuarjes së tij të hershme në amshim, vazhdon të jetë po aq e madhe.
Profesori Qefser do të mbahet mend si një intelektual dhe veprimtar i shquar, profesor dhe pedagog i përkushtuar dhe i dashur për të gjithë. Këto vlera e bëjnë të veçantë figurën dhe personalitetin e tij.
I përjetshëm kujtimi për të!