Gjatë tubimit përmbyllës në Komunën e Podujevës të partisë së LDK- së, kandidati i kësaj partie për kryetar të Podujevës, Agim Veliu është shprehur se “Lidhja për Podujevën” nuk është askund më e fuqishme në Kosovë sesa në këtë qytet, raporton Llapi.info.

Veliu gjatë fjalimit të tij tha, LDK se askund në Kosovë nuk është më e fuqishme se në Podujevë, prandaj, askund në Kosovë LDK nuk po përballet me sulmin e të gjithëve kundër saj.

Ai, gjatë fjalimit të tij tha se “dua tua përkujtoj oponentëve politik se Podujeva para se të jetë pastion i LDK- së është bastion i demokracisë.”

Sipas Veliut, Podujeva është kufiri verior me Serbinë dhe ky bastion s’ka për të rënë kurrë.

“Jemi lidhje e njërzve puëtorë të këtij vendi bujqve, pensionistve, studentve, grave e motrave dhe nënave tona.” Tha Veliu, në takimin përmbyllës të LDK- së në Podujevë.

Gjatë fjalimit të tij, Veliu ka përmendur edhe projektet e tij të cilat i ka realizuar gjatë mandatit të tij qeverisës./Llapi.info