Screenshot
Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur sot opinionin publik, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoristi.

Burime bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sfeqel të Podujevës, ku një veturë ka goditur një motorist në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Si pasojë e aksidentit, motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te ky aksident.