Kryetari i degës së partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka kritikuar ashpër kryetarin e kësaj komune, për emërimin e një drejtoreshe në Podujevë.

Sipas tij, me këtë veprim, Veliu ka shkelur të gjithë votuesit myslimanë. Maloku ia ka përmendur kryetarit të Podujevës se podujevasit janë kundër personave që ofendojnë islamin e hoxhallarët, ku me këtë rast, ai ka publikuar disa raste, ku drejtoresha Donika Sfishta e ka fyer hoxhën Shefqet Krasniqi.

Shihni më poshtë të plotë postimin.

z.Veliu turp për juve !

Me të vertetë ky është kulminacioni, si nuk pate pak nder, si munde ti shkelje gjithë ata votues të besimit islam, ata hoxhollarë që besuan në ty dhe qeverisjen tende ndersa ti për interesa të ulëta emëron një drejtoresh që në rradhë të parë nuk ka të bejë asgjë me profesionalizëm por me e keqja një drejtoreshë e cila ka berë ofendime në drejtim të një prej figurave me të dashura të muslimanëve në Kosovë Dr.Shefqet Krasniqi, e cila madje pa fije turpi e quan edhe “Hoxhë Ziu”.
Turp për juve Agim Veliu, por turp edhe për partinë e cila ka lidhur koalicion me juve pas zgjedhor Partia e Drejtësisë e cila të paktën me votën e besimtarëve ka hyrë në asamble dhe për hir të përgjegjësisë ndaj votuesve të saj duhet larguar nga ky koalicon menjëherë.
Shpresoja në ditë me të mira, mos po fillon ndryshimi por siq duket ndryshim do ketë por vetëm për gjera negative.
Agim, mos harro se ne jemi kundër emërimit të personasheve të animuara që ofendojnë islamin dhe hoxhollarët.

Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë