Dy kandidatët për kryetar të Podujevës, Agim Veliu nga LDK-ja dhe Ajet Potera nga Vetëvendosja të cilët janë në balotazh në garën për qytetin e Podujevës, sot ishin të ftuar në emisionin infomagazinë të Klan Kosovës.

Por ky ballafaqim në mes Poterës dhe Veliut nuk do të ndodh pasi që Veliu ka refuzuar të marrë pjesë në Infomagazinë ku i ftuar ishte kundër kandidati i tij nga LVV Ajet Potera.
Për këtë, Potera përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Veliu ka ikur debatit vazhdimisht dhe nuk ka pranuar ballafaqim.

“Siç ju njoftova më herët, pas pak jam i ftuar në Klan – Kosova. Nuk do të ketë debat me kundërkandidatin, por intervistë. Kjo, jo me fajin e gazetarëve, por për shkak se kundërkandidati i ka ikur debatit vazhdimisht dhe nuk ka pranuar ballafaqim. Ai ka mjaft për të fshehur. Unë do të jem aty, për hir të qytetarëve të Besianës dhe për ta shpalosur planin tonë për Besianës.
Me zemër. Për ndryshim” ka shkruar Potera në facebook.

Qytetarët e Podujevës pritet të dalin dhe njëherë në votim më 19 nëntor pasi që në zgjedhjet e 22 tetorit asnjëri kandidat nuk arriti ti fitojë mbi 50% të votave të qytetarëve.