Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ia ka kthyer favorin ish- asamblistes së AAK- së, Tringë Sfishtës për votën e dhënë për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Fatmir Gashit, shkruan Llapi.info.

I pari i Podujevës, në vazhdën e emërimeve të drejtorëve të drejtorive, sot ka emëruar motrën e ish- këshilltares së AAK- së, Donika Sfishta, drejtoreshë të Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Përveç kësaj, Veliu sot ka bërë edhe emërimin e tri drejtorive të tjera. Ai Drejtor të drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e ka emëruar Vezir Januzin, drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit ka emëruar Abaz Llugaliun dhe drejtor të Administratës ka emëruar Gëzim Namanin.

Kujtojmë se deri më tani Veliu pati emëruar vetëm dy drejtorë. Drejtor të drejtorisë së Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqin dhe drejtor të drejtorisë Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi./Llapi.info.