Nesër në mëngjes do të kthehet trupi i pajetë i Hajdin Thaçit, 35 vjeç, nga Llapunishku i Drenasit, i cili vdiq pak ditë më parë kur ra nga kati i katërt i një ndërtese në Gjermani, derisa po punonte në ndërtimtari.
Familja ka bërë të ditur se trupi do të arrijë nesër në Kosovë, ndërkaq, në orën 17:00 do të bëhet varrimi.
Trupi i pajetë i Hajdinit do të varroset në fshatin Llapushnik, në vendin e quajtur ‘Rudina’.
I ndjeri para se të shkonte në Gjermani kishte punuar disa vite në një restorant në Drenas.
Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët.