Një person i cili ishte aksidentuar ditë më parë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, sipas Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë dje rreth orës 12:15 minuta, njofton Llapi.info.

Personi i cili kishe marrë lëndime të rënda nga aksidenti ka vdekur dje si pasojë e këtyre lëndimeve gjatë kohës sa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Llapi.info