Z. Z. nga fshati Metehi i Podujevës dyshohet të jetë varur sot në orët e mbrëmjes, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info për vdekjen e një personi e ka konfirmuar edhe shefi i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi mirëpo ai ka thënë se viktima nuk dihet nëse ka bërë vetëvrasje.

“Për një viktimë kemi informatë. Njësitet policore tona janë në vendin e ngjarjes. A është vetëvrasje a dika tjetër, është herët me konstatua, jemi në procedurë e sipër. Me dal me një konstatim është herët, jena në konsultim edhe me prokurorin’ , ka thënë ai për Llapi.info.

Mirëpo, një banor i këtij fshati për Llapi.info ka thënë përmes një mesazhi se Z. Z. rreth të 50- tave ka varur veten dhe se në oborrin e viktimës ka akoma njësite policore të cilët janë duke u marr me rastin.

 

Llapi.info ka kontaktuar edhe Emergjencën në Podujevë, mirëpo ata nuk kanë dhënë ndonjë informacion nëse dikush ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mjeku kujdestar ka thënë se me raste të tilla merret Policia dhe jo Emergjenca, pa treguar se për çfarë rasti bëhet fjalë./Llapi.info