Është shënuar edhe vdekja e dytë si pasojë e aksidentit të 7 marsit në qendër të Gjilanit, kur një kamion kishte goditur shumë vetura në një distancë të konsiderueshme.
Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit. Ai ka thënë për Koha.net, se bëhet fjalë për një grua që nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra më 7 mars.
Sipas tij, viktima për një kohë të gjatë ka qenë në spital.
Në ditën e aksidentit, në vendin e ngjarjes kishte vdekur Qerim Çoçaj. Më shumë se 20 persona kishin pësuar lëndime trupore.






