Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas tragjedisë në Prishtinë – ku humbi jetën një 32-vjeçar nga Podujeva, shkruan Llapi.info.
Haxhiu ka humbur jetën sot si pasojë e erërave të forta që rrëzuan një lis, ku ky i fundit goditi të riun llapjan për vdekje.
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri. Në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi me familjen Haxhiu për ta ndarë dhimbjen bashkë me ta! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mbarë farefisit”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info
Lajm i tmerrshëm; 30 vjeçari që e zuri lisi në Prishtinë është Erdin Haxhiu nga Podujeva






