Është anuluar edhe një konkurs i shpallur ditë më parë në Komunën e Podujevës, nga Drejtoria e Arsimit, shkruan Llapi.info.

Sipas faqes zyrtare komunale, konkursi i anuluar është ai për asistent/e administrativ.

“Njoftohen të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar në konkursin për pozitën asistent/e administrativ me numër të protokollit Nr.05-222 i shpallur me datën 20.05.202, se anulohet konkursi i lartcekur për shkak të vonesave në përfundimin e punëve në paralelen e ndarë në IP “Armela”, ku parashihet pozita asistent/e administrativ”, shkruhet në njoftim.

Më tutje, në njoftim thuhet se rishpallja për këtë konkurs do të bëhet e ditur në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Podujevës./Llapi.info