Ujërat e zeza vazhdojnë të jenë prezent në shtëpitë përgjatë rrugës ‘Skënderbeu’ të Podujevës, raporton Llapi.info

Banorët e kësaj ane kanë thënë për Llapi.info se kjo gjendje vazhdon të jetë alarmante tash e 2 javë ditë. Sipas tyre edhe pse janë ankuar në Komunën e Podujevës deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Siç shihet në foto dhe video, ujërat e zeza kanë pushtuar bodrumet e shtëpive kështu duke ju shkaktuar dëme. Përveç dëmeve që këto ujëra po shkaktojnë, edhe era e keqe e tyre po paraqet problem për banorët e kësaj lagjeje e cila është një nga zonat më të populluara të qytetit.

E kujtojmë se ditë më parë edhe banorë të tjerë të po kësaj rruge, kanë thënë se këto ujëra kanë shkaktuar dëme nëpër shtëpi, pasi që këto ujëra nuk po rrjedhin nëpër tubacionet e tyre./Llapi.info/