Qentë endacakë kohët e fundit po paraqesin problem thuajse në gjithë territorin e Kosovës, raporton Llapi.info
Edhe në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën “Bedri Ahmeti” e cila lidhet edhe me rrugën “Vëllëzrit Frashëri”, qentë të shumtë po shkaktojnë probleme për qytetarët.
P.H, banor i kësaj ane për Llapi.info ku edhe ka dërguar fotot ka thënë se vazhdimisht banorët e kësaj anë po kanë telashe nga qentë e shumtë që sillen vërdallë shtëpive.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.3 milionë euro për eliminimin e këtij fenomeni