Është përcjellur për në banesën e fundit, ish komandanti Sabit (Ramë) Neziri, i njohur si Komandant ‘Iliri’, njofton Llapi.info

Familjarë të shumtë, bashkëluftëtarë, miq e qytetarë të tjerë sot i dhanë lamtumirën e fundit në varrezat e fshatit Katunishtë të Podujevës.

Ndryshe, Sabit Neziri ka vdekur më 31 mars të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kujtojmë se ‘Iliri’ ka qenë Komandant i Njësisë Speciale ‘Commando’, njësi me të cilën ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm aksionesh në luftën e vitit 1999. /Llapi.info