Lokale - eSIMy

I është dhënë lamtumira e fundit Erdin Haxhiut, që vdiq tragjikisht dje në Prishtinë – pasi e zuri lisi gjatë stuhisë që përfshiu kryeqytetin, raporton Llapi.info.

Varrimi i 32-vjeçarit është bërë në varrezat tek “Xhamia e Vjetër”, ku përveç familjarëve, miqve, në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qindra qytetarë të tjerë.

Si pasojë e motit të ligë, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë e humbi jetën 32-vjeçari nga Podujeva, Erdin Haxhiu.

Vdekja e tij erdhi si pasojë e goditjes nga një lis, i cili u rrëzua si pasojë e erërave të forta./Llapi.info