Lokale - eSIMy

Pjesëtarët e FSK-së të cilët përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë”, kanë arritur rezultate të larta pasi që janë rënditur në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar kështu nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i priti në takim pjestarët e FSK-së dhe i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.

“Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake”, shkruhet në njoftimin e FSK-së.