Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për dhënie ryshfeti.
Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve personale dhe të kamionit, kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.






