Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me bashkëpunëtorë kanë vënë sot gurthemelin e urës së re mbi lumin Llap, njofton Llapi.info.

Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli, Veliu tha se ky është projekt i një rëndësie të veçantë pasiqë imponon edhe ndryshimin e planit urbanistik për qytetin.

“Ky është fillimi i një projekti shumë të rëndësishëm dhe të madh për komunën e Podujevës. Ashtu sikurse kemi premtue, ne kemi filluar me ndërtimin e urës dhe segmentit të parë të rrugës në pjesën perëndimore të lumit Llap me ç’rast do të na krijohen kushte për hapjen e kësaj rruge deri te magjistralja Podujevë- Prishtinë. Ky projekt imponon edhe ndryshimin e planit urbanistik për këtë pjesë të qytetit sikurse e kemi theksuar dhe tashmë nisma veç ekziston për këtë ndryshim.”

Sipas Veliut, kjo rrugë ndihmon edhe në ndërtimin e bulevardit të qytetit.

“ Kjo lidhje na ndihmon në ndërtimin e bulevardit të qytetit sepse kjo do të jetë unaza e parë për qarkullim të lirë gjatë punimeve në projektin kryesor të mandatit të ardhshem”, tha Veliu.