Lokale - eSIMy

Tri poezi nga autorja; Qëndresa Beqiri

Se kur hana t’dha hjeshi, dielli pak nur ta fali, i bukur fort u bane, por unë bash qat’her nuk t’dashta. M’ke mungu si nana fmijës qysh i mungon, kur se sheh me orë tana e gji lyp me pi. Kush je ti?
T’kërkova koridoreve t’gjata, shkallve t’rrumbullakta e t’gjana, që hapi-hapin s’ma pritke me zbrit posht me dhez nji cigare. N’ftyren tem t’butë, t’pa rrudha ke mujt me pa pak vujtje, se 40 i kom ba e duhani n’gishta t’dredht prej hjekav, a po ma hjek merzin?
Qka po thom?
S’mbet njeri budall.

Qëndresa.B

 

—–‐‐——–‐—————————-
Kur qetësia e zhurma zihen, kush nga to vuan më shumë; e n’muzgun e mbrëmjeve të pa hëna, a do t’kishe qajtë, kur derën ta përplasi por i bie pishman?
T’kërkoj n’sytë e botës e rrugëve t’pa ecura dua t’i lë gjurmë; e kur bota qeshë me zë e dehur ti mallin ma shton; e n’detin e shpirtit tënd jam aty, si hije, por s’do të jem më…

Qëndresa.B

Atij

…që shkruan për dritaren e shpirtit; e kur thotë që të shikosh realisht duhet të mbyllesh sytë; unë ty të shoh. E shoh me admirim tek ajo dritare e vogël pas së cilës është ai me zemër plot, ku para tij as unë nuk mund të fshehi asgjë. E lakmoj çdo të mirë e të metë tënden, duke u shndërruar në atë llasticen 6 vjeçare e ti thua: mjaft u solle sikur je e vogël, por përpara teje ashtu ndjehem. Shiu dje rriti çdo gjë brenda meje, çdo dyshim e gënjeshtër, atë që thonë të tjerët, kurse e vërteta më takon mua.
Mos më gjyko, sepse ne jemi ata që vendosim ku duhet të shkojmë e unë eci drejt teje me hapa të ngadaltë, por të sigurt, me zemër plot e mendje trubullt.

Qëndresa.B