Tri garueset e klubit të xhudos “Llapi”, morën medalje të bronztë në Turneun Ndërkombëtar “Judo For Peace”, që u mbajt në qytetin e Pejës, njofton Llapi.info.

Fikrie Mani, Lauresa Lushaku dhe Gentiola Mani, janë xhudistet nga Podujeva, që arritën të marrin medalje në një konkurrencë të vështirë dje në “Judo For Peace”.

Lajmi është bërë i ditur nga Idriz Mehmeti, i cili gjithashtu kishte një apel për prindërit llapjanë.

Shkrimi i plotë nga Idriz Mehmeti;

Garueset e Klubit të Judos Llapi u rikthyen prap në stervitje pas një pauze të shkurtër , kurse sot morren pjes në Turneun Nderkombëtar “Judo For Peace” që u mbajt në Pejë dhe luftuan fer dhe patër dhe që te tri garuset u paisen me medale të bronzta .
Fikrie Mani
Lauresa Lushaku
Gentiola mani

Apel prindërve .
Largoni fëmijët e juaj nga rruga sepse rrugve sillet dreqi i mallkuar.
Dhuronju fëmive të juaj dhuratën më të qmuar Kulturen dhe Sportin.